Futboll

Prag Laçi, rikthehen Mala dhe Cordeiro, shqetëson Asani

Ekipi i Partizanit vazhdon përgatitjet në kuadër të ndeshjes kundër Laçit. Trajneri Daja në seancën e sotme stërvitore të zhvilluar në “Football Republic”, e ka patur grupin e plotë me përjashtim të Jasir Asanit. Sulmuesi vazhdon të jetë i dëmtuar dhe po bëhet e pamundura nga ana e stafit mjekësor për rikuperimin e tij deri ditën e ndeshjes. Por, nga infermieria kanë ardhur edhe lajme të mira, pasi William Cordeiro dhe Kevin Llanaj kanë lënë pas dëmtimin dhe po stërviten normalisht me pjesën tjetër të ekipit. Gjithashtu, dy lojtarët e grumbulluar nga Kombëtaret, Esat Mala dhe Alban Hoxha do të jenë të jenë të gatshëm për trajnerin Ilir Daja. Ndeshja Partizani – Laçi do të luhet ditën e shtunë, ora 16:45 në stadiumin “Elbasan Arena”. /Partizani.Net/

 

Komento

Lërë një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top