Futboll

Partizani programon në fundjavë miqësoren me ekipin e Superligës

Futbolli shqiptar sipas të gjitha gjasave nuk do të nis as këtë javë. Klubet vazhdojnë të këmbëngulin për kërkesat e tyre dhe zgjidhja duket ende larg. Nga situata e krijuar, ata që vuajnë më shumë janë stafet teknike dhe lojtarët. Trajnerët kanë punën më të veshtirë, pasi duhet të alternojnë stëvitjet me ndeshjet miqësore për të mbajtur sa më në formë lojtarët. Partizani edhe këtë fundjavë ka programuar miqësoren e radhës dhe përballë pritet të ketë skuadrën e Apolonisë. Trajneri Daja, do të ketë përsëri mundësi për të parë formën e lojtarëve dhe për të provuar skema të reja. Kjo pritet të jetë ndeshja e 11-të miqësore për të kuqtë në këtë fazë përgatitore. /Partizani.Net/

Komento

Lërë një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top