Futboll

Partizani përforcon krahun e djathtë, firmos mbrojtësi i ardhur nga Kategoria e Parë

Partizani vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe fokusi kryesor është përforcimi i repartit të mbrojtjes. Deri më tani nga klubi janë zyrtarizuar dy lojtarë, mesfushori Valentino Murataj dhe sulmuesi Stenio Junior, të cilët debutuan sot me fanellën e kuqe në ndeshjen kundër Skënderbeut. Ashtu siç paralajmëroi drejtori i klubit Olsi Rama, pas dy zyrtarizimeve të para në ditët në vazhdim priten të tjerë lojtarë. Njëri prej tyre është mbrojtësi i djathtë Anteo Osmanllari. 22 vjeçari është një dëshirë e trajnerit Daja, pasi edhe gjatë verës u stërvit me të kuqtë, por bllokimi i merkatos bëri që të largohej të skuadra e Turbinës. Në pjesën e parë të kampionatit u aktivizua titullar në çdo ndeshje me ekipin nga Cërriku dhe tashmë është gati për hapin e madh me një skuadër si Partizani. Osmanllari ishte pjesë e ekipit në ndeshjen e sotme në Korçë, por nuk u aktivizua asnjë minutë. /Partizani.Net/

Komento

Lërë një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top