Futboll

Partizani kalon me goleadë Ilirinë në Kupën e Shqipërisë (Video)

Partizani – Iliria 5-0

Formacioni: Teqja, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Hyseni, Broja, Bardhi, Mala, Asani, Solomon

U aktivizuan: Cara, Balla, Cordeiro, Ferati, Brown

U zhvilluan ditën e djeshme, ndeshjet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Partizani e pati të lehtë kundër Ilirisë së Fushë-Krujës, duke fituar me rezultatin e thellë 5-0. Të kuqtë e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë me golat e Solomon dhe Asanit. Në fraksionin e dytë, “demat” realizuan edhe tre herë të tjera në portën e kundërshtarit, me autor Solomon, Brojën dhe Cordeiron. Me fitoren kundër Ilirisë, Partizani kalon në turin e dytë ku përballë do të ketë skuadrën e Apolonisë. Ndeshja kundër fierakëve do të luhet me datë 12 nëntor. /Partizani.Net/

Komento

Lërë një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top