Partizani pritet që këtë vit të inagurojë kompleksin e ri modern. Punimet kanë disa vite që kanë nisur, por për një kohë të gjatë ngecën. Tashmë, stadiumi në pjesën më të madhe ka përfunduar dhe pritet vetëm vënia e tapetit, stolave dhe ndriçimit. Në vendin ku priten të ndërtohen dy fushat e stërvitjes, nuk kanë nisur ende punimet, por shpresohet shumë që deri në fundin e muajit shtator të ketë përfunduar të paktën një fushë. Më poshtë mund të ndiqni disa pamje te fundit nga stadiumi dhe kompleksi.
Videot u mundësuan nga: Dori Mavic 2 zoom
