Futboll

LAJM I FUNDIT/ Arrihet akordi me Bylisin, mesfushori Murataj vishet i kuq

Partizani nuk humbet kohë pas përgjigjes pozitive të ardhur nga KAS dhe realizon dy goditje në merkato. Gjatë ditës së djeshme drejtuesit mbyllën marrëveshjen me sulmuesin brazilian Stenio Junior ndërsa ditën e sotme është gjetur akordi me klubit e Bylisit për mesfushorin Valentino Murataj. 24 vjeçari është produkt i akademisë së Partizanit, por prej tre vitesh ka kontribuar për skuadrën e Bylisit. Afrimi i Muratajt ka qenë kërkesë e trajnerit Daja që në muajt e verës, por për shkak të bllokimit të merkatos nuk u realizua. Prezantimi i lojtarit me fanellën e kuqe pritet të bëhet gjatë ditës së nesërme. /Partizani.Net/

Komento

Lërë një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top