Futboll

Kupa e Shqipërisë/ Partizani mund Apoloninë dhe kalon në çerekfinale

Partizani – Apolonia 1-0

Formacioni: Teqja, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Kote, Broja, Bardhi, Solomon, Brown, Cardoso

U aktivizuan: Cara, Hyseni

U luajtën sot ndeshjet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Partizani edhe pse me pesë mungesa në formacion, mposhti ekipin e Apolonisë me rezultatin 1-0, duke kaluar në turin çerekfinal. Të kuqtë e zgjidhën ndeshjen që në minutën e 19-të me golin e shënuar nga Brown, pas një asisti shumë të bukur të dhënë nga Jurgen Bardhi. Pas golit të sulmuesit xhamajkan nuk munguan rastet për gol, por Solomon, Cardoso dhe Bitri u treguan të pasaktë përpara portës. Ekipi i drejtuar nga trajneri Daja nuk e pati të vështirë të ruajë avantazhin deri në fundin e takimit, pasi fierakët nuk rrezikuan për asnjë moment seriozisht portën e mbrojtur nga portieri Teqja. Me fitoren kundër Apolonisë, Partizani kalon në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë dhe për njohjen e kundërshtarit duhet pritur hedhja e shortit nga ana e Fshf-së. /Partizani.Net/

Komento

Lërë një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top