Futboll

Kapiteni Hoxha: Titulli jo i pamundur për Partizanin

Kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha ka folur para mediave, në prag të ndeshjes së parë në kampionat, atë ndaj Kastriotit. Hoxha u shpreh se nuk është çudi e madhe që Partizani të tentojë fitimin e titullit.

“Partizani ka ruajtur grupin dhe është ndërthurur, ka lojtarë me eksperiencë, lojtarë që kanë dalë kampionë, por edhe të rinj. Sipas mendimit tim ky është kombinimi i duhur. Shpresoj që nesër ta nisim me këmbën e mbarë, pasi kemi bërë ndeshje të mira në miqësore dhe jemi stërvitur shumë mirë.

Objektivat te Partizani janë maksimale gjithmonë, edhe pse merkato u bllokua. Repartet nuk i kemi shumë të dubluara, sidomos mbrojtja. Objektivi jonë është t’i marrim ndeshjet një nga një. Duke parë ecurinë, do mendojmë ta synojmë titullin kampion. Pse jo, nuk është çudi e madhe…

Trajnerin e njihni mirë, ka mentalitet fituesi. Këtë pjesë ka dashur t’ia transmetojë edhe lojtarëve. Jemi munduar që lojtarët e rinj, të mos kenë presionin e titullit. Të bëjnë mirë për veten e tyre, ne të vjetrit duhet t’i mbajmë afër dhe t’i drejtojmë gjatë ndeshjeve. Shpresojmë që të na shkojë sa më mirë. E kemi mbajtur ritmin. Miqësoret dhe ndeshja e Kupës na kanë shërbyer, Të gjithë ekipet do e kenë problemin e bojkotit. U bë kohë e gjatë pa tifozë, por nuk është problem i madh mungesa e tyre. Nuk është se mbushen stadiumet këtu, e mira do ishte të ishin, por nuk ka një ndikim të madh.

Lojtari më i vjetër apo ai me më eksperiencë, apo unë që jam kapiten, nuk është se e çojmë në stres apo gjendje ekstreme gjendjen e presionit. Jemi mësuar me këtë pjesë, nuk është se na bën shumë përshtypje. Kur ke objektiva të mëdha normale që do të kesh presion.”, u shpreh Hoxha.

Komento

Lërë një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top