Historia e Klubit

Pas rënies nga Superliga pas sezonit 2008/09, Partizani arriti të ngjitet përsëri pasi në sezonin 2012/13 u rendit në vend të dytë në Kategorinë e Parë. Partizani bëri një merkato cilësore në verën e vitit 2013 duke u bërë një skuadër mbarëkombetare, me lojtarë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.Partizani u shpall kampion ne sezonin 2018/2019,duke bere blerje te zgjuara dhe duke u shpallur kampione per here te pare pas 26 viteve. Partizani gjithashtu është

Kampion në Superligë 1947, 1948, 1949, 1954, 1957, 1958, 1959, 1961, 1963, 1964, 1971, 1979, 1981, 1987, 1993, 2019.

Fitues i Kupës së Shqipërisë 1948, 1949, 1957, 1958, 1961, 1964, 1966, 1968, 1970, 1973, 1980, 1991, 1993, 1997, 2004.

Futboll Klub Partizani është klub futbolli i themeluar më 4 shkurt të vitit 1946 në Tiranë si klub përfaqësues i partizanëve që luftuan në Luftën e Dytë Botërore. Më janar të vitit 1946 ekipi me emrin Ushtria luajti një ndeshje miqësore kundër Vllaznisë duke barazuar 0-0. Më 7 prill 1946 skuadra paraqitet për herë të parë me emrin Partizani dhe nis rivalitetin me [17 Nentorin|[KF Tiranën sot]] kampione me një fitore 2-0. Partizani nuk mori pjesë në kampionat atë vit ,por zhvilloi 9 ndeshje miqësore që përfunduan me një golavarazh 26-9.

Më 1947 Partizani debuton në ligën e parë të futbollit shqiptar dhe menjeherë fiton titullin gjithashtu duke arritur fitoren me te thelle qe eshte regjistruar deri me tani ne te gjithe Shqiperine ne ndeshjen Partizani 8-0 17 Nëntori Tirana, duke u quajtur si ndeshja me e suksesshme ne radhet e demave. FK Partizani cilësohet si klubet me më shumë tifoza në Shqipëri por edhe në Kosovë.

Kampion i Ballkanit 1970.

Sukseset ndërkombëtare Ekipi i kuq është i vetmi ekip shqiptar që ka fituar një trofe ndërkombëtar, në vitin 1970 ai fitoi Kupën Ballkanike për klube, i cili ishte një kompeticion i luajtur në vitet 1960-1993 ku merrnin pjesë vetëm klubet sportive ballkanike të Shqipërisë, Jugosllavisë, Bullgarisë, Rumanisë, Greqisë dhe Turqisë.

Gjithashtu është një ndër skuadrat më të njohura shqiptare në arenën ndërkombëtare, kështu KF Partizani ka marrë pjesë tetë herë në ligën e kampionëve Evropian, tri herë në kupën e UEFA-së, një herë ka luajtur për kupën Intertoto, katër herë për kupën e fituesve të kupave dhe pesë herë për kupën e Ballkanit. Rezultatet më të suksesshme kanë qënë fitoret 1-0 kundër Celtic dhe Torinos në Tiranë.

Klubi i Partizanit i mbushur me lavdi është dhe tifozë të shumtë. Gjithmonë dallohet për tifozë të shumtë dhe për dashurinë qe ata kanë për këtë ekip. Tifozët janë gjithmonë ne mbështetje të ekipit ,jo vetëm kur ata janë në situatë të mirë ,por edhe kur ata janë në situatë të keqe. Këtë e kanë dëshmuar gjithmonë. Brezi i lojtarëve të rinj po rritet dita-ditës. Sigurisht që Partizani ka menduar për të ardhmen dhe premton lojtarë të talentuar.

To Top