Futboll

Dënimi i Çinarit, klubi sqaron situatën e sulmuesit

Eraldo Çinari është dënuar nga FIFA me katër qëndrim jashtë fushave të blerta. E paqartë ka qenë situata se kur do të nis shlyerja e dënimit nga ana e sulmuesit dhe për këtë problem ka folur ditën e sotme zëdhënësi për shtyp, Olsi Ranxhi.

“Për Çinarin është dhënë verdikti, që është periudha prej 4 muajsh që nuk duhet të luajë. Klubi është duke punuar në lidhje me dënimin e tij dhe bllokimin e merkatos. Po presim tashmë, mendoj se dënimi i tij do të nisë që prej momentit të fillimit të aktivitetit. Nuk mund të konsiderohet pjesa kur nuk ka pasur aktivitet. Prej momentin që nis aktiviteti futbollistik, do të fillojë edhe dënimi i Çinarit“, deklaroi Olsi Ranxhi.

Komento

Lërë një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top