CAS ka vendosur ditën e sotme datën 15 dhjetor për vendimin përfundimtar për çështjen “Çinari”. Klubi i Partizanit është dënuar me pezullimin e dy sesioneve të merkatos nga FIFA dhe shpresohet që kjo gjë të hidhet poshtë nga CAS. Gjithashtu, në këtë datë do të merret një vendim edhe për lojtarin Erald Çinari. Sulmuesi shkodran është dënuar me katër muaj jashtë nga aktivitetet futbollistike dhe ky dënim është apeluar nga ana e tij. /Partizani.Net/
