Partizani prej pesë ditësh është zhvendosur në qytetin e Ohrit për fazën përgatitore. Ditën e djeshme ekipi zhvilloi edhe miqësoren e parë në Maqedoninë e Veriut, kundër skuadrës B duke fituar me rezultatin 2-0. Të gjithë lojtarët ishin në dispozicion të trajnerit Daja përveç sulmuesit Brian Brown. Xhamajkani ka udhëtuar ditën e sotme drejt Ohrit për t’u bashkuar me pjesën tjetër të ekipit. 27 vjeçari ka vuajtur nga një dëmtim që e la jashtë fushave edhe në ndeshjet e fundit të kampionatit. Tashmë duket se gjithçka ka kaluar dhe sulmuesi është gati për nisjen e stërvitjeve intensive. /Partizani.Net/
