Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje të rëndësishme kundër Kazakistanit dhe Lituanisë në 11 dhe 14 tetor, të vlefshme për fazën eleminatore të Ligës së Kombeve. Pjesë e kombëtares për keto dy ndeshje do të jetë edhe kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha. Portieri i kuq është grumbulluar nga trajneri Reja dhe do të bashkohet ditën e sotme me kuqezinjtë. Hoxha është prej gjashtë vitesh pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, por minutat i ka patur të limituara, pasi konkurenca është e fortë me emra si Strakosha apo Berisha. /Partizani.Net/
