Merkato vazhdon të jetë e bllokuar, por ky fakt nuk e pengon klubin të afrojë lojtarë të rinj edhe pse për zyrtarizimin e tyre duhet të presim ende. Ditën e djeshme ishte Eni Imami që doli në stërvitje me të kuqtë ndërsa sot nën urdhrat e Dajës ishte dhe sulmuesi i talentuar Adonis Aliu. 19 vjeçari është produkt i ekipit të 2 Korrikut në kampionatin e Kosovës. Aliu është gjithashtu pjesë e Kombëtares U19 të Kosovës. Për momentin nuk bëhet e ditur kontrata që kanë firmosur palët, pasi si fillim duhet dhënë OK nga CAS-i për zhbllokimin e merkatos. /Partizani.Net/
